Dukagjini rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj Gjilanit

Pas fillimit të fazës pranverore të AlbiMall Superligës, skuadra e Dukagjinit do të zhvillojë ndeshjen e parë në fushën e saj këtë të diel.

Përballë tyre do të jetë SC Gjilani, në një sfidë të rëndësishme të javës së 21-të të kampionatit.

Loja do të zhvillohet më 23 shkurt në ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori”, Klinë.

Tifozët e Dukagjinit pritet të jenë në numër të madh për të mbështetur ekipin në këtë sfidë vendimtare. Me synimin për një rezultat pozitiv, skuadra e Klinës do të kërkojë të vazhdojë me paraqitje të mira në kampionat.