Është mbyllur baras ndeshja mes Dukagjinit dhe Malishevës.
Dukagjini ka marrë një pikë të artë në udhëtim kundër Malishevës, për të siguruar mbijetesën.
Skuadra nga Klina, përmes një barazimi pa gola ka siguruar qëndrimin në Superligë, kurse nikoqirët i çoi në barazh.
Malisheva do të luajë në barazh kundër skuadrës së Vushtrrisë, e cila dje mposhti Lirinë.
Me një fitore eventuale, Malisheva do të shmangte këtë barazh, por nuk arritën të gjenin golin.