Klubi klinas, Dukagjini ka konfirmuar edhe dy transferime tjera të reja gjatë afatit kalimtar dimëror. Bëhet fjalë për sulmuesit Marcelei Santos dhe Progon Maloku.
“Hithat” nuk kanë të ndalur. Pas konfirmimit të transferimeve të Gentrit Salihut dhe Faton Neziri, ata kanë njoftuar edhe dy prurje të reja.
Kësaj radhe, ekipi i Dukagjinit ka njoftuar arritjen e marrëveshje me dy sulmues qendre të rinj.
Ishte vet Dukagjini që konfirmoi këto dy transferime me anë të një komunikate në faqen zyrtare të klubit.
Njoftimi pa ndërhyrje i Dukagjinit
𝙈𝙖𝙧𝙘𝙡𝙚𝙞 𝘾𝙚𝙨𝙖𝙧 𝘾𝙝𝙖𝙫𝙚𝙨 𝙎𝙖𝙣𝙩𝙤𝙨 𝙙𝙝𝙚 𝙋𝙧𝙤𝙜𝙤𝙣 𝙈𝙖𝙡𝙤𝙠𝙪, 𝙚𝙙𝙝𝙚 𝙯𝙮𝙧𝙩𝙖𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩 𝙗𝙖𝙨𝙝𝙠𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙢𝙚 𝙠𝙡𝙪𝙗𝙞𝙣 𝙩𝙤𝙣𝙚̈.
Futbollisti brazilian ka nënshkruar kontratë me Dukagjinin. Sulmuesi Santos vjen nga radhët e Prishtinës ku ishte aktivizuar ne sezonin vjeshtor. Santos ka një përvojë te madhë në futbollin e Kosovës, tridhjetëetrevjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në njëzet paraqitje kishte shënuar gjashtë gola, duke asistuar edhe tri herë. Klubet tjera kosovarë ku është aktivizuar janë Arbëria dhe Feronikeli.
Futbollisti Progon Maloku vjen nga radhët e skuadrës se Erzenit, nga kategoria superiore e Shqipërisë. Maloku luan ne pozitën e sulmuesit qendror, por mund të aktivizohet edhe si sulmues krahu. Njëzetetrevjeçari karrierën e ka filluar ne grupmoshat e Bayernit U16 dhe U17, per të vazhduar me klubet e Lazios U19, Heerenveen U21 dhe SC Kriens në Zvicër.