Dukagjini pret neser Ballkanin

Klubi futbollistik Dukagjini është gati të nisë fazën përfundimtare të sezonit, me një ndeshje tejet të rëndësishme që do të zhvillohet këtë të premte, më 11 prill 2025.

Skuadra nga Klina do të jetë nikoqire e kampionëve në fuqi, FC Ballkanit, në kuadër të javës së 28-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Takimi do të luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 15:00.

Klubi ka bërë thirrje për mbështetje të madhe nga tifozët, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që luan publiku vendas në performancën e ekipit.

“Mbështetja juaj është më e rëndësishmja dhe ju presim si përherë që të mbushni shkallët e stadiumit,” thuhet në njoftimin e klubit klinas./Klina.info/