Ekipi i Dukagjinit do të nisë rrugëtimin e tij në Kupën e Kosovës këtë të mërkurë, ku do të përballet me FC Dardaninë nga Qyshku.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 12:00, shkruan Klina.info.
Ky takim shënon hapin e parë për Dukagjinin në këtë edicion të Kupës, një garë ku skuadra synon të arrijë rezultate pozitive. FC Dardania, si kundërshtar i radhës, vjen me ambicien për të dhënë një paraqitje dinjitoze ndaj një kundërshtari me përvojë.
Klubi ka ftuar tifozët të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin dhe për të krijuar një atmosferë të veçantë në “18 Qershori”.
Përkrahja e tifozëve shihet si një faktor kyç në ndeshjet e kësaj natyre, sidomos kur skuadra luan në shtëpi. /Klina.info/