Dukagjini përballet me Gjilanin në xhiron e 30-të të Superligës

KF Dukagjini do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të AlbiMall Superligës këtë të hënë, më 21 prill 2025, në kuadër të javës së 30-të të kampionatit.

Skuadra nga Klina do të udhëtojë drejt Gjilanit, ku do të përballet me SC Gjilanin në stadiumin ndihmës të këtij qyteti.

Ndeshja do të luhet nga ora 15:00 dhe pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat, që kërkojnë të marrin pikët e plota në këtë fazë vendimtare të sezonit.

#BashkëPërDukagjinin