Pandemia e koronavirusit ka bllokuar sportin kosovar por edhe atë botëror pas përhapjes së madhe.
Kjo ka bërë që fushat e skuadrave kosovare në futboll të lulëzojnë nga gjelbërimi pasi aty nuk po zhvillohet asnjë aktivitet sportiv.
Ndërsa në njoftimin e fundit të Dukagjinit të Klinës, krahas pamjeve të bukura të këtij qyteti aty është paralajmëruar edhe ndërtimi i një fushe ndihmëse për shkollën e futbollit.
“Pjesa ma e bukur e qytetit, 0:59. Po na mungon stadiumi jonë i cili çdo ditë e me shumë po merr një pamje mahnitëse. Gjithashtu rinia Klinës shpejtë do të bëhet edhe me një fushë ndihmëse ku shkolla futbollit Dukagjinit do të zhvillojë aktivitetin e tij edhe me intenzivisht.
Ne do ta mposhtim se bashku pandeminë Covid-19, deri ne ndryshimin e gjendjes ju dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë Klina jonë”, shkruhet në postimin e Dukagjinit në llogarinë e tyre në Facebook.