Të dielën me fillim nga ora 13:00, Dukagjini e pret Ballkanin në ndeshjen e xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës.
Padyshim se do të jetë duel i vështirë për klinasit ndaj kampionit aktual të Kosovës
Klubi i Dukagjinit ka publikuar pamje të gjendjen momentale të stadiumit “18 Qershori”, duke i ftuar tifozët të jenë të pranishëm në ndeshjen e nesërme.
“Shtëpija jonë është gati për nesër! Ditë e diel, me diell’, të gjithë bashkë drejt stadiumit në përkrahje të klubit tonë, në duelin ndaj kampionit, Ballkanit”, thuhet në postimin e Dukagjinit.