Skuadra e Dukagjinit këtë fundjavë do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në kuadër të Kupës së Kosovës.
E trajneri i kësaj skuadre, Severin Elezaj shpreson shumë në edicionin pranveror, shkruan Gazeta Olle.
“Faza përgatitore ka shkuar mirë, po ka anët pozitive dhe negative të saj pasi mund të ndodh që të lëndohen edhe futbollistët në miqësore por edhe gjatë stërvitjeve”.
“Ndeshja ndaj Ballkanit do të jetë një test i vështirë për ne, duke ditur forcën dhe qëndrimin si Kampion vjeshtor të Ballkanit, mendoj se kjo ndeshje do të jetë vërtetë një përballje mjaft interesante për gjithë futbolldashësit”, tha Elezaj.
“Edicioni pranveror po fillon ndërsa ne presim rezultate pozitive të cilët i sjell puna e stafit dhe futbollistëve që kemi bërë. Më e mira e gjithë kësaj është se ne nuk jemi dorëzuar duke falënderuar edhe drejtorin sportiv, Veseli.
Renditja tabelore tregon faktin se jemi në pozitën më të keqe, por deri në fund të kampionatit do të tregojmë seriozitet maksimal duke tentuar rezultatet sa më pozitive”, shtoi Elezaj.
Dukagjini, gjendet në pozitën e fundit në tabelë të Ipko Superligës së Kosovës me vetëm 8 pikë, pas 17-të xhirosh të luajtura./