Dukagjini sot ka prezantuar edhe transferimin e radhës në afatin kalimtar të janarit.
Klinasit kanë arritur marrëveshje me sulmuesin malazez, Stefan Nikolic.
Nikolic ka luajtur edhe në disa klube me nam në futbollin europian si “Steaua Bukuresht” (Superliga Rumune), “CSKA Sofia” (Superliga bullgare), “Sutjeska Niksic” (Superliga Malit te Zi), “NK Istra” (Superliga Kroate), e “Melaka” (Superliga e Malajzisë).
Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:
𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐒𝐭𝐞𝐟𝐚𝐧 𝐍𝐢𝐤𝐨𝐥𝐢𝐜
𝑆𝑢𝑙𝑚𝑢𝑒𝑠𝑖 𝑚𝑎𝑙𝑎𝑧𝑒𝑧 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈ 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈ 𝑒 𝐷𝑢𝑘𝑎𝑔𝑗𝑖𝑛𝑖𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑎𝑧ℎ𝑑𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖𝑜𝑛𝑎𝑡𝑖𝑡.
Nikolic, i lindur me gjashtëmbëdhjetë prill 1990, luan në pozitën e sulmuesit qendror, dhe ka një karrierë të pasur si futbollist, Stefan ka luajtur edhe në disa klube me nam në futbollin europian si “Steaua Bukuresht” (Superliga Rumune), “CSKA Sofia” (Superliga bullgare), “Sutjeska Niksic” (Superliga Malit te Zi), “NK Istra” (Superliga Kroate), e “Melaka” (Superliga e Malajzisë). Ndersa veçojmë sukseset me klubin e “Steaua Bukuresht” ku është shpallur kampion dy vite radhazi në superligën e Rumanisë në sezonet 2012/2013 dhe 2013/2014, gjithashtu ishte fitues edhe i superkupes. Ai poashtu ka edhe 16 paraqitje në Europa League, ku ka shënuar dy gola, ndërkohe që ishte edhe pjesë e grupmoshave për kombëtaren e Malit te Zi. 31 vjecari do të jetë vlerë e shtuar për ekipin tonë në pjesën pranverore.