Skuadra e Dukagjinit ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin ukrainas, Vladyslav Khumutov.
Vladyslav i cili luan ne pozitën e mesfushorit ofanzivë, por mund të paraqitet edhe si qendërsulmues, Khomutov vjen nga futbolli Sllovak, me saktë nga skuadra Samorin.
Për tre ishtë edhe pjesë e klubit FC Kalju ne Estoni ku realizoi 21-gola ne 55-paraqitje. Karrierën 24-vjeçari e ka filluar te klubi Olimpik Donetsk.
Dukagjini ka filluar përgatitjet për sezonin 2022/23, ndërsa gjatë ditëve në vijim klubi nga Klina pritet të përforcohet edhe më shumë.