Dukagjini ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 26-të në BKT Superligën e Kosovës.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, skuadra nga Klina kaloi në epërsi me golin e realizuar prej Ahmed Januzit, duke realizuar një super gol.
Kjo la të nënkuptohet se Dukagjini kishte shkuar me çdo kusht për fitore, e Llapi do të duhej të tregonte më shumë si vendas.
Në 45 minutat e dytë, llapjanët vazhduan me tempon e njëjtë dhe klinasit përfituan edhe një herë.
Ishte minuta e 71-të e takimit kur Januzi realizoi për 2-0, duke futur edhe më shumë në presion Llapin për të marrë një pikë.
Por, vendasit ia dolën të epërsinë e mysafirëve, për të realizuar për 2-1 me anë të Amadu (90+2).
Pas javës 26-të, Llapi gjendet në vendin e katërt me 41 pikë, ndërsa Dukagjini është në të tetin me 29 sosh.