Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës. Dukagjini ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Drenicës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin “18 Qershori” ishte 2 me 0. Otto John dhe Shala shënuan golat e fitores për skuadrën e Armend Dallkut.
Ferizaj ka siguruar tre pikë me shumë vlerë ndaj Trepçës ’89 në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Panadic ka arritur fitore me golin e shënuar pikërisht nga djali i trajnerit kroat, Mateo Panadic.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes në Mitrovicë ishte 0 me 1.