Dukagjini ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve të tjerë që nuk do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin 2023/24.
Sulmuesi Ahmed Januzi është larguar nga klinasit pas dy viteve qëndrim në stadiumin ’18 qershori’.
Ndërkohë nga Dukagjini është larguar edhe mesfushori vushtrrias Dior Zabërgja.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit klinas që ka njoftuar për largimin e futbollistëve dhe i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë.
Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini (Pa ndërhyrje):
FALEMINDERIT AHMED dhe DIOR
Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me dy futbollistët, Ahmed Januzin dhe Dior Zabergjën. Ne si klub i falënderojmë dytë për kohën sa ishin pjesë e klubit bardhegjelbër, duke ju dëshiruar NUZIT dhe ZABIT shumë suksese ne sfidat e reja dhe mbi të gjitha shëndet ne jetë.