Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë ka marrë një vendim për ankesën e skuadrës së Dukagjinit,
Skuadra nga Klina ishte drejtuar me një ankesë në FFK, duke aluduar se Vushtrria ka aktivizuar dy lojtarë pa të drejtë loje, por kjo ankesë ka rënë poshtë nga Komisioni i Ankesave me vendimin ku thuhet se futbollistët nuk janë aktivizuar gjatë ndeshjes.
Vendimi i plotë:
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 07.05.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë mbetet në fuqi.
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, bazuar në ankesën e KF “Dukagjini“ , materialet dhe provat e disponuara ka konstatuar se vendimi i Komisionit të Garave i datës 05.05.2021 është i drejt dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi , për faktin se sipas nenit 58 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore, me paraqitje nuk nënkuptohet lojtarët rezervë të shënuar në protokoll të cilët nuk kanë hyrë në lojë.
Duke qenë se në rastin konkret lojtarët e lartcekur, nuk janë aktivizuar në lojë, vendimi i Komisionit të Garave është