Dukagjini i Klinës ka arritur ta marrë një pikë të rëndësishme ndaj Prishtinës, duke luajtur baras 0-0 dhe duke ia ndalë serinë e fitoreve kryeqytetaseve, shkruan Klina info
Në duelin e zhvilluar në stadiumin “ 18 Qershori” në Klinë, të pranishmit nuk panë asnjë gol.
Dukagjinin në këtë takim e udhëhoqi trajneri i ri, Severin Elezaj, pasi ditë me parë klubi nga Klina ndajti rrugët me trajnerin, Xhengiz Rexhepi për shkak të rezultateve jo të mira.
Pas këtij barazimi, Dukagjini mbetet i fundit, por tani me 8 pikë, ndërsa Prishtina mbetët në pozitën e katërt me 24 pikë./Klina info/