Dukagjini i Klinës ka humbur nga 2 Korriku me rezultat 2-1 dhe ka humbur pozitën dytë që dërgon direkt në Superligë, pasi Besa e Pejës ka triumfuar ndaj Arbërisë me rezultat të thellë 7-2 dhe ka rrëmbyer vendin e dytë.
Edhe Vëllaznimi ka pësuar disfate nga Istogu me rezultat 2-1, ndërsa lideri Vushtrria e ka mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 3-0.
Më poshtë keni të komplet rezultatet e arritura:
Besa – Arbëria 7-2
Vushtrria – Ramiz Sadiku 3-0
Trepça – Kika 1-0
Istogu – Vëllaznimi 2-1
Drenasi – Fushë Kosova 1-0
Vitia – Vllaznia e Pozheranit 0-1
2 Korriku – Duakgjini 2-1
Bashkimi Koretinit – Onix Banja 2-1./Gazeta inFokus/