Sot janë luajtur katër ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave në Grupin A të Ligës së Parë.
Fitorja 2-0 e Dukagjinit kundër Trepçës i mundësoi klinasëve të jenë kampion vjeshtorë në Grupin A të Ligës së Parë, duke lënë Malishevën në vendin e dytë ani pse me pikë të barabarta, por me goldallim më të dobët.
Fitore të madhe sot mori edhe A&N e trajnerit Megzon Visoka, fitorja e katërt rresht e rendit skuadrën prizrenase në pozitën e tretë të këtij grupi dhe i siguron atyre vazon e parë për shortin e kupës.
Ndeshja tjetër sot u luajt mes Drenasit dhe Vushtrrisë me asnjërën prej skuadrave që nuk arriti të përfitoj dhe mbesin kështu në fund të tabelës për vjeshtën e këtij sezoni.
Tabela e Grupit A pas ndeshjeve të sotme: