Të dielën, stadiumi “18 Qershori” do të jetë arena e përballjes mes Dukagjinit dhe SC Gjilanit, në ndeshjen e parë në shtëpi për këtë sezon pranveror.
Klubi ka bërë thirrje për një mbështetje masive nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre në shkallët e stadiumit. “TI je ai që i jep forcë skuadrës, andaj të dielën prezenca jote është e domosdoshme dhe tejet e rëndësishme,” thuhet në njoftimin e klubit.
Për të siguruar një atmosferë sa më elektrizuese, hyrja në stadium do të jetë falas për të gjithë tifozët.
Me përkrahjen e tyre, Dukagjini synon të marrë një rezultat pozitiv dhe të nisë me fitore në shtëpi këtë fazë të kampionatit.