Pas një kohe të gjatë sërish u rikthye turneu përkujtimor “Rama – Domi” në futboll.
Dukagjini nga Klina është fitues i turneut.
Turneu u rikthye duke iu falënderuar këmbëngulësisë së pashoq të Arbon Deskut, ish drejtor i FC Prishtina dhe ish drejtor i FC Dukagjini, po ashtu donator e veprimtar i madh i futbollit në kohën e sakrificës.
Sot në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një atmosferë madhështore, që rrallë shihet, u mbajt turneu për legjendat e futbollit Favzi Rama e Faton Domi, të cilët humbën jetën tragjikisht me 22 nëntor të vitit 1987 në një aksident komunikacioni në fshatin Volljakë të Klinës.
Legjendat luajtën në gjeneratën e artë të Prishtinës, pastaj Rama në vjeshtën e vitit 1987 shkoi në Lirinë e Prizrenit e Domi në Vëllaznimin e Gjakovës. Organizatori i turneut. Dukagjini i Klinës dhe Arbon Desku, janë për çdo lëvdatë e për notën 10-she.
Ikona e gazetarisë sportive, Gani Kosumi, përshkruan në pika të shkurtra turneun, që solli emocione të mëdha tek familjarët e legjendave, ish bashkëlojtarët, shokët e miqtë, gjithsesi edhe të tifozët.
“Turneu përkujtimor “Rama Domi 2021”, Dukagjini – fitues i turneut.
Arbon Desku e Gani Kosumi
Organizuar nga Klubi i futbollit Dukagjini, përkrahur nga Arbon Desku. në Klinë është mbajtur Turneu përkujtimor “Rama Domi”. Në këtë turne pjesëmarrës ishin, Prishtina, Liria, Vëllaznimi dhe mikpritësi Dukagjini. Turneu e shpallën të hapur Agim Ademi, kryetar i FFK-së dhe trajneri Ajet Shosholli.
Në Gjysmë finale: Dukagjini-Liria 2:0
/Erblind Mulaj 10′ dhe Jozef Kuçi 21’/. Gjyqtarë, Kujtim Kraniqi, kryesor, Alban Ejupi dhe Shqipëria Gashi. Gjyqtar i katërt, Rrezart Hasani/.
Prishtina-Vëllaznimi 2:0
/Albin Prapashtica 1′ , Sabien Lilaj 2’/. Gjyqtarë, Rrezart Hasani kryesor, Albin Ajvazi, Dren Konjuhi. Gjyqtar i katërt.
Finalja:
Dukagjini-Prishtina 0:0/ me penallti 6:5/.
Gjyqtarë, Kujtim Krasniqi,kryesor, Alban Ejupi dhe Shqipëria Gashi.Gjyqtar i katërt, Rrezart Hasan”, shkruan Gani Kosumi.