Një fund dramatik në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Gjilanit sot.
Ndeshja ishte pa gola deri në çastet e fundit, kur Faton Neziri i Dukagjinit shënoi për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja
Përkundër rasteve të shfaqura, pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, ndonëse fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme, skuadrat provuan ta gjenin rrjetën, por goli nuk erdhi deri krejt në fund, kur Faton Neziri ia dha fitoren skuadrës së tij i asistuar nga Altin Merlaku në minutën e katërt të lojës shtesë.
Kështu, Dukagjini vjeshtën e mbyll me 24 pikë të tubuara, derisa Gjilani ka 17 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Ballkanit për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Conference League.