Ekspedita e klubit të Dukagjinit ka disa ditë që ndodhet në Antalia të Turqisë, aty ku po kryen fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në Ligën e Parë të Kosovës,
Krahas përgatitjeve, ekipi i drejtuar nga trajneri, Armend Dallaku, ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore.
Një takim të karakterit kontrollues klinasit e kanë luajtur sot ndaj FK Akzhayik, ku kanë fituar me rezultat 3-0.
Golat për ‘Hithat’ i shënuan Labinot Osmani, Mark Milicaj, Abedin Merlaku.
Kjo ishe ndeshja e fundit miqësore e skuadra së Dukagjinit në Antalia të Turqisë.
Nga tri takime, klinasit kanë triumfuar dy herë dhe kanë pësuar një humbje./Gazeta inFokus/
Ndeshja tretë miqësore, fitorja dytë!
Kf Dukagjini 3:0 FK Akzhayk
Golashënues; Labinot Osmani, Mark Milicaj, Abedin…