Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme në javën e 19-të të Superligës.
Në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, skuadra nga Klina ka fituar me përmbysje si nikoqire e Malishevës, me rezultat 2-1
Skuadra mysafire shkoi në pushim me epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Drilon Hazrollaj në minutën e 44-të.
Iljasa Zulfiji barazoi shifrat në minutën e 58-të, derisa shtatë minuta më vonë Paulo Victor Silva i dha epërsinë Dukagjinit, gol ky që kishte vlerën e tre pikëve.
Dukagjini me këtë fitore shkon në kuotën e 27 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë, dy pikë më pak se Malisheva që është e gjashta në tabelë.