Ballkani është ndalur nga Dukagjini në ndeshjen e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.
Kampioni i Kosovës nuk ka mundur të marr më shumë se një brarazim 1-1
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Oto John të realizuar nga penalltia në minutën e 18-të.
Ballkani arriti të barazonte shifrat me sulmuesin Albion Rrahmani në minutën e 55-të, i cili po kalon në një form fantastike javët e fundit, duke shkuar në kuotën e 14 golave këtë sezon.
Pavarësish rezultatit, Ballkani mbetet lidere e Superligës së Kosovës me 48 pikë, katër më shumë se Drita, ndërsa Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë.