Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të gjetjes së substancës narkotike brenda burgut në Dubravë, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur të mërkurën dhe të njëjtat po hetohen nga njësitet përkatëse.
“Me 15.11.2023 nga zyrtarët e burgut në Dubravë, është raportuar se gjatë bastisjes në pavijonin 5 dhe 6 janë gjetur dy qese me substancë narkotike me peshë prej 3 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Drogë është gjetur edhe në korridorin e burgut, transmeton IndeksOnline.
“Qendra Korrektuese, Dubravë 03.11.2023-12:40. Me 15.11.2023 nga zyrtaret e burgut, është raportuar se gjatë bastisjes në korridorin e burgut është gjetur substancë narkotike me peshë prej 3 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.