Ka nisur seanca në Kuvend, ku pritet të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Në këtë seancë nuk është duke marrë pjesë zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj.
Ndërkaq në seancat e kaluara Lëvizja Vetëvendosje kishte paralajmëruar se do të parandalojë hyrjen e tij në seancë.
Sipas deputetëve të LVV-së, kjo po bëhet për shkak të deklaratave të tij ndaj deputetes Saranda Bogujevci.