Gjinokologu Driton Grabanica nga Klina i cili punon në Spitalin e Pejës në këtë kohë pandemie nuk po ndalet duke kontribuar në humanitet,
Tani kur e gjithë bota dhe Kosova po përballet me pandemin dhe virusin e quajtur COVID-19, secili ndjehet i rrezikuar për tu prekur nga ky virus dhe shqetësimi është i madh, e sidomos për nënat që lindin lehonat, pasi janë në rrezik me të madh duke përfshire edhe foshnjën që e sjellin në jetë, por në spitalin e Pejës është gjinokologu Driton Grabanica i cili po vlerësohet shumë nga grat që janë në repartin e Gjinokologjisë, shkruan Botapress.info
Gjinokologu ne fjalë po i ndihmonë gratë që kanë shkuar në spital për të kryer lindje dhe për të sjell në jetë fëmijë, ai po i këshillon gjatë gjithë kohës se si të mbrohen nga virusi dhe si ta mbrojnë dhe foshnjët e tyre.
Xhevrie Krasniqi e cila e ka dërguar në spitalin e Pejës nusen e djalit për të lindur, për Gazeten Botapress.info thotë se Grabanica nuk është ndalur gjatë gjithë kohës duke kontribuar në humanitet, ” gratë kanë nevojë në këtë kohë ankthi nga virusi me shumë se çdo kush tjetër të kenë këshilla, kurajo dhe forcë, gjinokologu i këshillon gjatë gjithë kohës, i ndihmonë për të pasur me shumë vetebesim dhe për të pasur mendime pozitive, po ashtu gjatë gjithë ditës duke i këshilluar për masat mbrojtëse ndaj koronavirus, i pa lodhur, ku ndjersët i pikin dhe kur maska ju është kapur komplet në fëtyrën nuk dorzohët duke i dhënë shpresë dhe mirësi grave që do të lindin”, tha Krasniqi, shkruan Botapress.info
Gazeta Botapress ka kontaktuar dhe disa nga stafi mjekësor ne spitalin e Pejës në repartin e Gjinokologjisë dhe janë adresuar me fjalët se gjinokologu në fjalë është me këtë kohë pandemie një hero për gjitha gratë që duan të sjellin në jetë foshnjët e tyre dhe këshillues human,