Drita – Dukagjini: Ndeshja e fundit për xhiron e 16-të në BKT Superligën e Kosovës

Drita dhe Dukagjini do të përballjen në kuadër të javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjilanasit duan tre pikë përballë skuadrës nga Klina që aktualisht nuk di për fitore në këto dy ndeshjet e fundit.

Përballja e fundit për Dritën ishte një disfatë e hidhur, derisa Dukagjini mori dy pikë në dy sfida e fundit.

Ndeshja mes skuadrës nga Gjilani dhe asaj të Klinës është e fundit për këtë javë, duke përmbyllur kështu xhiron e 16-të.

Drita është aktualisht në vendin e katërt me 25 pikë, po aq sa ka edhe Llapi në të tretin dhe pesë më pak se lideri Ballkani.

Në anën tjetër, Dukagjini gjendet në pozitën e nëntë, zonë kjo që shpijen në Ligën e Parë dhe ka 16 pikë të arkëtuara.

Kjo përballje fillon në ora 13:00, dhe zhvillohet në stadiumin “Selami Osmani, BEZI”.