Ministria e Ekonomisë ka reaguar pasi dridhjet e tërmetit në Rumani u dëgjuan në Kosovë.
“Ministria e Ekonomisë njofton qytetarët se Kosova nuk është goditur nga tërmeti, por se janë ndjerë lëkundje të shkaktuara nga tërmeti që ishte me epiqendër në Rumani.”
ME ka thënë se tërmeti është ndjerë në Kosovë për shkak të fuqisë së tërmetit dhe veprimit të energjisë së liruar në një rreze deri në 500 km.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më datë 14.02.2023 në ora 14:16 sipas kohës lokale, Rumania është goditur me një tërmet me magnitudë 5.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII-VIII ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 40 kilometra. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së tërmetit dhe veprimit të energjisë së liruar në një rreze deri në 500 km