Komuna e Drenasit përmes një reagimi njofton se në bazë të matjes së performancës së komunave në Republikën e Kosovës, Drenasi mbetet komuna më transparente e llogaridhënëse në shërbimin ndaj qytetarëve, duke u radhitur kështu në vendin e parë.
Pas publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze, ku kanë qenë 19 fusha të matjes më 119 tregues e që Drenasi në këtë matje në mesin e 38 komunave në bazë të performancës zë vendin e parë dhe si rezultat i kësaj ka fituar grantin me vlerë prej 803,977.35 eurosh, pra ndryshe nga interpretimet e disa keqdashësve, theksohet në njoftimin e Komunës së Drenasit, transmeton Njëshi.
Vlen të përmendet, se në të gjitha matjet që behën për perforemancë e transparencë si nga niveli qendror, nga OJQ dhe ndërkombëtarë, Drenasi radhitet në mesin e komunave me të mira dhe për secilin vit është edhe përfituese e granteve, ku mjetet e fituara janë dedikuar në projektet kapitale për të mirën e qytetarëve.
Përmes këtyre komenteve, që kryesisht janë për qëllime politike, ata me vetëdije ose pa të janë duke e dëmtuar imazhin e Komunës së Drenasit, punën dhe angazhimin maksimal të zyrtarëve komunalë që ofrojnë shërbimet e tyre në mënyrën me të mirë të mundshme ndaj qytetarëve, të drejtorëve komunalë dhe kryetarit Lladrovci, thuhet në reagim