Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas.Policia bën të ditur se një grua ka kërcënuar me thikë bashkëshortin e saj.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për dhunë në familje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarën femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kanosur me një mjet të mprehtë-thikë ankuesin mashkull kosovar -bashkëshortin e saj”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se në në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.