• Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
• Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende veshni rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
• Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit,
• Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në fushë,
• Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
• Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt dhe mos i shtypni me dorë!
• Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
• Pastrimi dhe dezinsektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
• Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë,
Simptomat e para te pacientët e pickuar nga rriqrat janë:
Temperatura e lartë, gjakderdhja nga hunda, lodhja, molisja dhe simptoma të tjera, pas shfaqjes së të cilave është i domosdoshëm konsultimi URGJENT me mjekun.