Klina.info sot ka publikuar një video, ku shihej një dritë e ndezur në pikë të ditës, në shtyllat e vendosura për ndriçim publik në Klinë, në kohën kur vendi po përballet më krizë të energjisë elektrike.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtorit të DSHPE-së, Qendrim Millaku, i cili ka arsyetuar këtë.
Ky është reagimi:
Pas prishjes së ndriçimit publik në disa pjesë të qytetit, Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, ka filluar projektin për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në qytet dhe në të gjithë territorin e komunës ku ka nevojë për intervenim.
Për hirë të informimit të drejtë, njoftojmë qytetarët se pas përfundimit të të gjitha procedurave të prokurimit dhe nënshkrimit të kontratës, operatori ekonomik menjëherë ka filluar punën për rregullimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik në qytet dhe për shkak të identifikimit të pjesëve të ndriçimit publik ku ka nevojë për intervenim, sot gjatë ditës kemi bërë ndezjen e ndriçimit publik për pak kohë dhe pas përfundimit të fazës testuese menjëherë është ndalur.
Ndërsa, me apo pa qëllim, në media lokale është publikuar një video me një tekst, kinse në kohë krize të energjisë elektrike në Klinë ndriçimi publik është ndezur.
Komuna e Klinës mbetet e hapur për informata për të gjitha mediat dhe të interesuarit tjerë dhe ftojmë të gjithë që para publikimit të lajmeve të marrin qëndrimin e komunës