DREJTORI MARLEKU DHE PËRFAQËSUESI NGA KFOR LMT K16 VIZITOJNË FERMERË DHE BUJQ TË KLINËS

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Lorenc Marleku i shoqëruar nga përfaqësuesi i KFOR LMT K16, z. Blasi Vincenzo Impellizzeri Alfio, kanë vizituar fermerin Arbër Nika nga fshati Budisalc, kultivues i madh i perimeve, si dhe Rexhë Mehmeti, bujk nga fshati Rudicë, i cili ka në pronësi një fermë të lopëve qumështore.

Drejtori Marleku dhe z. Blasi Vincenzo Impellizzeri Alfio panë nga afër punën e cila po realizohet dhe përkushtimin për të mbajtur bujqësinë në këto zona të Klinës.