Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Shemsedin Berisha përmes një postimi ka njoftuar se pas ftesës që ju ka bërë ditë me parë, sot u takua me disa nga përfaqësuesit e ordinancave private dhe barnatoreve.
Berisha ka thënë se kanë diskutuar për gjendjen që po ballafaqohemi me pandemi në komunën e Klinës.
“Procesin e vaksinimit dhe vendimin qe kemi marr se bashku qe duke e respektuar rregulloren komunale, e që ka për qëllim orarin e punës në mënyrë rotative që një barnatore te mbetet e hapur edhe pas orarit te punës në orën 22: 00.
Se bashku u dakorduam që ti bëjmë thirrje qeverisë dhe institutit kombëtar të shëndetit publik qe ti lehtësoj edhe me shume procesin e vaksinimit dhe ti mundësojmë çdo qytetari që të vaksinohet sa me shpejt .
Gjithashtu ju bëjë thirrje qytetareve qe te kenë kujdes sepse virusi vetëm sa po përhapet edhe me shumë dhe ti respektojmë masat e vendosura nga MSH
Ruajtja dhe kujdesi nga virusi është i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe të familjes tonë, prandaj respektoni masat”, ka shkruar ai.