Edhe një ditë ka kaluar dhe në Klinë nuk ka pasur ndonjë rast pozitiv me koronavirus,
E drejtori i Shëndetësisë në Klinë ka paralajmëruar se dalja nga karantina për këtë qytetet është afër.
Sejdiu ka thënë se fundi i izolimit nuk është larg.
“Nuk ka raste të reja me COVID-19 në Klinë. Së shpejti,KLINA PA RASTE ! FUNDI i izolimit nuk është largë,,, Ju lutemi qëndroni në shtëpi!”, ka thënë Sejdiu.
Kujtojmë që Klina është qyteti i parë që u prek nga koronavirusi dhe është vendosur në karantinë që nga 14 marsi.
Në nivel vendi tashmë janë konfirmuar 790 raste me koronavirus, prejt tyre 232 raste tashmë janë shëruar dhe kanë humbur jetën 22 persona.