Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Shemsedin Berisha, përmes një postimi në facebook, ka bërë apel që të shtohet kujdesi gjatë këtyre ditëve kur numri i të infektuarve me virus po rritet.
Postimi i tij:
Thirrje për kujdes dhe mbrojtje kundër COVID 19
Të nderuar qytetarë të komunës së Klinës,
Ashtu siç jeni edhe të njoftuar në ditët e fundit ka një rritje enorme të numrit të të infektuarave me COVID 19 në nivel vendi por edhe në regjion dhe botë, prandaj kujdesi tanimë në zbatimin e masave dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj është i domosdoshëm.
Vetëm brenda 24 orëve sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Komunën e Klinës raportohet për 19 të infektuar gjë që është mjaftë shumë për komunën tonë. Andaj ju lutem që të keni kujdes në mbrojtjen e shëndetit tuaj, të familjeve tuaja, të fëmijëve tuaj dhe të rrethit ku jetoni. Përdorimi i maskës, kufizimi i lëvizjeve dhe kontakteve të panevojshme, mbajtja e distancës dhe higjiena është e domosdoshme.
Të infektuarve në Komune tonë ju dëshirojmë shërbim sa më të shpejt ndërkohë të gjithë juve ju urojme shëndet në familjet tuaj.
Vazhdoni të mbani distancën fizike, mbani masken dhe pastroni duart sa me shpesh