Drejtori i shëndetësis në komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu ka një apel për banorët e Klinës qe të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë masat që ka marrur qeveria e Kosovës.
Postimi i tijë i plotë në fb :
APEL PËR QYTETARËT E KLINËS
Qytetarë të Klinës ,faleminderit nga ❤ për mirëkuptimin e treguar deri më tani .
Ju lutemi ,kërkohet nga ne akoma të jemi shumë të kujdesshëm dhe të qëndrojmë në shtëpi .
Shteti mund të kufizojë edhe më shumë lëvizjen ,psh shumë vende kanë vendosur gjoba të lartë për qytetarët që dalin pa një arsye të fortë.
#MOS E RREZIKO FAMILJEN
#MOS E DËRGO VIRUSIN NË SHTËPI
🔴Të gjithë kemi në shtëpi një fëmijë, baba apo nënë në moshë, një motër apo vëlla me sëmundje kronike, që do ta ketë të vështirë përballjen me këtë virus.
Qëndro në 🏡
H.S