Njoftim:
Njoftohen të gjithë përfituesit e Ndihmave Sociale, se shpërndarja e mjeteve financiare për familjet përfituese të kësaj skeme sociale, do filloj ditën e hënë, datë 27.04.2020.
Duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë, ju lus që për të ruajtur shëndetin tuaj dhe atë publik, të keni kujdes të shtuar dhe ti respektoni këto udhëzime:
– Mundësisht, shtyni tërheqjen e mjeteve financiare për ditët në vijim, në mënyrë që ti shmangeni pritjes dhe tollovisë. Zyra postare në Klinë do jetë e gatshme t’i përgjigjet secilit prej juve dhe secili do të ketë mundësi të bëjë tërheqjen e mjeteve deri me datë 20 të muajit Maj, prej orës 08:00 deri në orën 19:00.
– Respektoni orarin për qarkullim, sipas shifrës së parafundit të numrit tuaj personal, ku secili nga ju ka 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbimet e nevojshme. Nëse nuk respektoni orarin e lëvizjes mund të ballafaqoheni me pasoja ligjore.
– Gjatë pritjes për tërheqje të mjeteve, LUTENI të mbani distancën fizike së paku 2 metra dhe të respektoni udhëzimet tjera nga profesionistët shëndetësor, në mënyrë që të ruani shëndetin tuaj dhe shëndetin e tjerëve.
– Ju LUTEMI, respektoni me përpikëri udhëzimet me lartë!
Me respekt,
Drejtori i QPS-së
Ilir Bacaj