Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha sot se prezenca e substancave narkotike në shkolla është shqetësuese.
Sipas tij, çështja e drogës është brengosëse dhe si shtet dhe si qytetarë duhet të punohet në këtë çështje.
“Qe një muj ditë kemi operacione në shkolla, po nuk e kemi bo publike se na ka ardh keq me thanë që Policia po rrijnë në shkolla. Unë nuk e du Policinë në shkollë, po nuk kemi pas qare pa ndërhy. Jemi duke gjetë sasi nëpër çanta të shkollave. Është çështje shumë serioze. Tek nxënësi i klasës së tetë kemi gjetë revole”, tha Mehmeti më tej gjatë raportimit në Komisionin për Siguri.
Ai shtoi se në nivel vendi këtë vit janë konfiskuar 118 kilogram heroinë.