Shkolla e Mesme e Lartë “Luigj Gurakuqi”, ka përfundur procesin e pranimit për nxënësit në klasën e 10-të,Shkruna Klina info.
Sipas drejtorit të këtij institucioni, Xhafer Bashota, nxënësit në dy drejtime, në shkenca natyrore dhe shoqërore.
“Në Shkenca Shoqërore janë pranuar 80 nxënës, ndërsa në Shoqërore 88 nxënës. Kanë mbetur edhe një numër i konsiderueshëm nxënësish në afatin e gushtit. Vitin e ri 2021 – 2022 e presim me përgatitje infrastrukturore shumë solide”, ka thënë Bashota per Klina info
Sipas tij, të vetmet investime që janë bërë në këtë gjimnaz janë ato nga KFOR-i amerikan, kjo meritë e udhëheqësisë dhe jo e Komunës. Madje Bashota kritikoi pushtetin lokal dhe partitë politike, duke thënë se nuk kanë asnjë përgjegjësi në rregullimet që janë bërë.
“Në shkollën tonë ka investu KFOR-i amerikan, salla e Edukatës Fizike, instalimi i rrymës, wc-të fushore, shtrimi i wc-ve dhe disa kubëza. Krejt këto investime nga 230 mijë euro. Në këtë investim me shumë përgjegjësi e them se s’ka pas gisht dhe kontribut Komuna. Investimin e kemi fitu unë dhe ish-zv.drejtori Tomë Duhani, pas dy vjet bieda.
Prandaj shfrytëzoj rastin që ta falënderoj KFOR-in amerikan dhe kompaninë që ka kryer punët dhe këtë investim është mirë mos ta merr askush për vete, as partitë politike e as pushteti, pasi që investimin e ka nxjerrë vetë udhëheqësia e gjimnazin”, ka thënë në fund Bashota./Klina.info/