Vizitë e Drejtorit të DSHMS tê Komunës se Istogut në QKMF në Klinë.
Sot QKMF-në “Nënë Tereza”, në Klinë e vizitoi Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Komunës se Istogut Dr.Zenel Shatri.
Shatri me këtë rast u takua me Drejtorinë e QKMF-së, Dr. Haxhi Ibishi.
Ibishi dhe Shatri, biseduan dhe u dakorduan për bashkëpunime, sidomos në sfidat që i presin në shëndetësi në të ardhmen.
Drejtoria iu ofroi një bashkëpunim sidomos në Vaksinim dhe në luftimin e pandemisë COVID 19.