Meqenëse jemi në sezonin e verës dhe korrje-shirjeve, ku karakterizohet me temperatura të larta e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore, me qëllim të evitimit të rrezikut të përhapjes së zjarreve, Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, apelon qytetarët që të mos bëhet zjarre-vënia hamullorëve.
“Zjarr-vëniet e hamullorëve dëmton token bujqësore, ku në të ardhmen rendimentet do të jenë më të ulëta.
Po ashtu, zjarre-vëniet e qëllimshme, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale të sanksionuara me ligj.
Për çdo rast të zjarre-vënieve, lajmëroni në numrin 112”, thuhet në njoftimin e Komunës në FB.