Të shtunën që lamë pas, maturantët iu nënshtruan Testit të Maturës Shtetërore.
Mbarëvajtja e testit u shënua me sukses në komunën e Klinës, ndërsa testimi u administrua në tri qendra testimi ku gjithsej ishin 510 maturantë.
Ndërsa sot në këtë komunë ka nis edhe afati për regjistrimin në klasë të dhjetë.
Këtë e ka bërë të ditur për Klinë Info, drejtori i Arsimit, Enever Gashi.
I njëjti ka thënë se afati për regjistrim në klasë të dhjetë është deri ditën e mërkurë.