Pronari i Poliklinikës “Biolab – Zafi” në Klinë, Zafir Gashi ka akuzuar Komunën dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike se nuk po kujdesen për pastrimin dhe largimin e mbeturinave, duke thënë se ato po qëndrojnë edhe para institucioneve shëndetësore,Shkruan Klina.info.
Por, Drejtori i Ambientit në Klinë, Idriz Beqiri, e ka mohuar këtë gjë për Klina.info
Ai ka thënë se sot në mëngjes të datës 07.08.2021 rreth orës 7:55 munuta, janë larguar mbeturinat nga vendi ku janë publikuar fotografitë.
I njëjti madje ka thënë se janë edhe kamerat që e dëshmojnë këtë.
“Edhe pse është pikë ilegale z.Zafir Gashi i ka largu nga aty kontejnerët që kanë qenë të vendosur. Prej fillimit të kësaj jave për shkak të tollovisë në qytet kemi nis në orën 06:00 të mëngjesit.
E tash po ka shumë mbeturina e nga dy herë në ditë po kryhen shërbimet”, ka thënë Beqiri./Klina.info/