DREJTORI BACAJ PRET NË TAKIM PËRFAQËSUESET E ” SAVE THE CHILDREN”

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, z. Ilir Bacaj, bashkë me udhëheqësen e Shërbimeve Sociale, takuan sot përfaqësueser e “Save the Children”, Valeria Kunz – udhëheqëse e sektorit të edukimit dhe Lisa Bonhote – menaxhere e granteve në “Save the Children”, po ashtu, pjesë e takimit ishin edhe përfaqësuesja nga zyra SC Kosovë, Lulavere Behluli – koordinatore e programit të Edukimit, si dhe koordinatorja, Lirika Begolli-Aligjiku.

“Me organizatën në fjalë, ne si institucion, në vazhdimësi kemi pasur një bashkëpunim të mirëfilltë, ku bashkërisht jemi angazhuar në promovimin e të drejtave të fëmijëve, mbështetjen e fëmijëve në forma të ndryshme, ku qëllim i përbashkët ka qenë përmirësimi i jetesës së fëmijëve nëpërmjet edukimit të mirë, kujdesit shëndetësor si dhe mundësive tjera që ua kemi ofruar fëmijëve në nevoja sociale e ekonomike. I falënderojë sinqerisht për kontributin që japin në vazhdimësi në përmirësimin e jetesës së fëmijëve” – ka thënë Bacaj.

Të dy palët u pajtuan që të rrisin bashkëpunimin në mënyrë që edhe në të ardhmen të realizojnë projekte të ndryshme në të mirë të gjithë qytetarëve e në veçanti në të mirë të fëmijëve të komunës së Klinës.