Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Klinës, znj. Fatjona Gashi, ishte për vizitë në Institutin e Historisë “Ali Hadri”, si dhe departamentin e sportit në kuadër të MKRS-së në Prishtinë, ku është pritur nga zyrtarë të lartë, me të cilët ka diskutuar rreth planeve dhe projekteve të nevojshme në kuadër të drejtorisë që ajo udhëheqë.
Në këto takime është diskutuar për furnizimin e bibliotekës së qytetit me tituj të rinj shkencor të botuar nga Instituti i Historisë dhe inventarizimin e palestrës “Adem Jashari”, projekte këto që shumë shpejtë pritet të realizohen.
Drejtoresha Gashi ka falënderuar të dy këto institucione për bashkëpunimin dhe mundësinë e dhënë që të fillojnë hapat drejt realizimit të shumë projekteve të përbashkëta.