Drejtoresha e OJQ Zana Klinë Tahire Gashi pret delagacionin e Qendra për Këshillim dhe Edukim Special në fëmijëri të hershme(HFP) nga Winterthur i Zvicrrës
OJQ ZANA dhe stafi i saj për 5 ditë radhazi kanë nikoqir të një delegacioni nga Zvicrra, Qendra për Këshillim dhe Edukim Special në fëmijëri të hershme ( HPF) Winterthur Zvicërr, qëllimi i vizitës në Qendrën e Kujdesit Ditor Zana ishte shkëmbimi i përvojave në fushën e trajtimit psikosocial të femijëvëe me nevoja të veqanta.
Ekipi i përbërë nga Gabrielle, Lena dhe Nadin si dhe Luljeta Krasniqi vendase me qendrim nw Zvicërr që nga dita e hënë po qëndrojnë për vizitë shkëmbim përvojave të punës në zyret e Qendrës së Kujdesit Ditor Zana Klinë.
Dita e parë e delagacionit nga Qendra për Këshillim dhe Edukim Special në fëmijëri të hershme (HPF) është shoqëruar me prezantimin e Qendra për Këshillim dhe Edukim Special në fëmijëri të hershme( HPF) dhe terapistëve të kësaj qendre si dhe punën që zhvillon kjo qendër në Zvicërr me femijët me nevoja të veqanta dhe mbeshtetjen isntitucioanle që ka, po ashtu gjatë kësaj dite edhe Stafi I Qendrës së Kujdesit Ditor Zana ka njoftuar ekipin e Qendra për Këshillim dhe Edukim Special në fëmijëri të hershme (HPF) për punën e Qendrës, sfidat biurimet njerëzore etj.
Dita e dytë e terapistëve nga Qendra për Këshillim dhe Edukim Special në fëmijëri të hershme( HPF) është aranzhuar që të vëzhgojnë punën e terapistëve të Qendrës Zana, ku përmes seancave ditrekte me fëmijë dhe sekuencave filmike diskutohen veprimet dhe mësimet mbështëtse për femijët që marrin shërbim në Qendër.
Dita e tretë ka filluar me një interaktivitet të ri ku terapistët nga Qendra për Këshillim dhe Edukim Special në fëmijëri të hershme nga Zvicrra i kanë ndarë përvojat me terapistët e Qendrës si të përgadisin lojëra nga materialet e ndryshme dhe të jenë sa më motivuese për fëmijët po ashtu janë parë disa sekuenca filmike për femijët që janë me autizëm dhe është diskutuar filmi.
Dita e katërt ka vazhduar me diskutimin e sekuencave filmike të bërë më femijët që marrin shërbim në Qendër duke mësuar metoda të reja të intervenimit dhe punës me femijë.
Po ashtu janë diskutuar formularët dhe planet individuale të femijëve si dhe vlerësimi i përparimit dhe zhvillimit të fëmijës.
Dita e pestë dhe përfundimi i vizitës, shkëmbimi i përvojave u fokusua në tri pika kryesore, Familja, fëmija dhe rrethi, fëmijët të mbeshtetn me terapi individuale dhe grupore duke u fokusuar që puna të vazhdoohet edhe në familje, këshillimi psikosocial, integrimi i fëmijëve dhe familjes si dhe rrethi planifikimi dhe bashkëpunimi me qerdhet dhe shkollat.
Në fund të vizitës shkëmbimore u ndanë përvojat dhe mesazhet nga terapistët.
Klinë:18.10.2019