Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e konflikteve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë,
Kështu ka ndodhur të dielën në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, ku një burrë dhe një grua, ish-bashkëshortë, janë përleshur me njëri tjetrin.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet se ka ndodhur për shkak të një zënke mes tyre, pasi gruaja e ka akuzuar atë se pa dëshirën e saj kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Konflikti mes tyre eskaloi në dhunë, ashtu që fillimisht i dyshuari e ka kapur për flokësh ish gruan, ndërsa kjo e fundit e ka kërcënuar me thikë.
Drama kaloi në një nivel tjetër, kur e dyshuara e përleu të dyshuarin me jashtëqitje, situatë kjo e pazakontë.
Posa Policia është vënë në dijeni, e dyshuara ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas palët janë shoqëruar në stacion policor.
Dy të dyshuarit janë intervistuar lidhur me rastin dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse gruaja e dyshuar është liruar.