Dragidella: Ikja e të rinjve është pasojë e qeverisjeve të pasluftës
Lulzim Dragidella, profesor në Fakultetin Filozofik, ka thënë se ekzistojnë arsye të ndryshme se pse qytetarët e Kosovës migrojnë, ndërsa ka theksuar nga to mirëqenien.
Megjithatë, Dragidella ka shtuar se ikja e të rinjve kosovarë është pasojë e qeverisjeve të kaluara.
“Kjo nuk është pasojë afatshkurtër pse të rinjtë ikin, është pasojë e qeverisjes së përgjithshme të pasluftës, 20 vjetët e fundit. Tani ne po i korrim edhe këto rezultate, të asaj politike. VV-ja ka bërë lëvizje në këtë drejtim, në shtesat familjare, e di që nuk janë të mëdha, por përkrahen familjet. Sigurisht nuk është e mjaftueshme”, ka thënë ai.
Dragidella ka deklaruar se shtysë kryesore që të rinjtë të qëndrojnë në vend është zhvillimi ekonomik, ndërkohë që sërish politikën e ka lidhur me moszhvillimin ekonomik në Kosovë.
“Çështja kryesore është zhvillimi ekonomik, është baza. Një prej arsyeve pse nuk ka zhvillim ekonomik është aspekti politik. Qeveritë nuk investojnë, por krijojnë kushte për investime. E nuk kemi pasur as gjykatë komerciale|.
Ai ka thënë se krijimi i politikave, si asistenca sociale, janë afatshkurtra dhe se nuk e zgjidhin problemin e migrimit.
Këto janë përkrahje afatshkurtër, nuk është zgjidhja te përkrahja. Është krijimi i kushteve për investime, vetëm atëherë krijohet një bazë për të jetuar një mirëqenie, nëse nuk ka investime është kot. Ka shumë fusha ku duhet të veprohet për ta përmirësuar këtë situatë, çështja e parë është krijimi i stabiliteti politik, mundësi për investime, funksionimi i ligjit, janë baza ku mund të krijohet mundësia për njerëzit”.
Dragidella ka thënë se një ndër aspektet pse nuk ka zhvillim ekonomik në vend është për shkak të mungesës së stabilitetit politik e juridik.
Përveç stabilitetit politik, ai ka përmendur edhe mundësitë për investime dhe funksionimin e ligjit si baza ku mund të krijohet mundësia për investime.
Çështja kryesore është zhvillimi ekonomik, aty është baza. Një ndër aspektet pse nuk ka zhvillim ekonomik është aspekti politik, situata politike në vendin tonë sepse ne e dimë që qeveritë n nuk investojnë por krijojnë kushte për investime. Kushtet duan një stabilitet politik e juridik në vend. Ne nuk kemi pasur as Gjykatë Komerciale. Duhet të ketë krijim të kushteve për investime, vetëm atëherë krijohet një bazë për të jetuar, nëse nuk ka investime është kot. Krijimi i një stabiliteti politik, mundësitë për investime, funksionimi i ligjit, këto janë baza ku mund të krijohet mundësia që të vijnë njerëzit për investim. Ne duhet të krijojmë kushte”, është shprehur ai.